TIRANË, 25 tetor 2013 – Mbledhja e 25 tetorit 2013 e Qeverisë është fokusuar në problematikat e lojrave të fatit dhe kumarit. Sipas Top Channel-it, një prej vendimeve të marra lidhet me sigurinë fizike të drejtores së Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, durrsakes Luneda Sufali. Me kërkesë të Kryeministrit Rama, Luneda Sufalit i vihet në dispozicion një eskortë policore gjatë 24 orëve. Për këtë vendimi Këshillit të Ministrave thotë se kjo eskortë do të organizohet nga Ministria e Brendshme. Aksioni policor në sekuestrimin e lojrave të fatit dhe nisja një auditimi të thellë praktitave të mëparshme të kësaj njësie, e kanë vendosur drejtoren Sufali në qendër të vëmendjes së njerëzve të përfshirë në këtë biznes miliona dollarë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/