13 korrik 2015 – Shkencëtarët, pasi skanuan trurin e dy delfinëve të ngordhur, sqaruan se pjesët e trurit të delfinëve, të cilat janë përgjegjëse për shikimin dhe dëgjimin, janë të lidhura ngushtë dhe funksionojnë si një e tërë. Me fjalë të tjera, truri i delfinëve është i aftë jo vetëm të dëgjojë, por edhe për t’i “shohë” tingujt.
Sipas shkencëtarëve, delfinët mund të përcaktojnë pozicionin e objekteve të caktuara, të kapin valën zanore që reflektohet prej tyre, ndërkohë komunikojnë nëpërmjet sinjaleve zanore. Kërkuesit janë të sigurt se eko-lokacioni u mundëson delfinëve të marrin imazhe tredimensionale, si dhe të sendeve që nuk i shohin me sy.
Është e njohur gjithashtu se delfinët përdorin më shumë se njëqind versione të ndryshme të “fishkëllimës” dhe të “të kënduarit”, si dhe kafshët mund të organizojnë tingujt e nxjerrë në kombinime shumë më të ndërlikuara, të cilat mund çojnë në fraza. Përveç kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar se delfinët mund të kalojnë shpejt nga perceptimi vizual në atë zanor të realitetit, dhe anasjelltas.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/