Shkencëtarët kanë zbuluar se truri i personave me çrregullime psikotike punon më ndryshe dhe kjo gjë mund të çojë në dhunë.

Sciencedaily citon një artikull të publikuar në revistën “Neuron”, sipas të cilit janë analizuar skanimet e MRI-it të 49 të burgosurve për të kuptuar pse njerëzit me personalitet psikopatik zakonisht marrin vendime të cilat çojnë në sjellje antisociale dhe të dhunshme.

Menaxhuesi i hulumtimit, Dr. Assoc. Josh Buckholtz thotë se pasi janë analizuar skanimet është gjetur se marrëdhëniet në mes pjesëve të trurit të të burgosurve të cilët kanë çrregullime psikotike, janë të vendosura në atë mënyrë që ata t’i japin rëndësi të madhe shpërblimeve të çastit dhe t’i mënjanojë rezultatet që do të dalin në të ardhmen nga veprimet e rrezikshme dhe të pandershme.