Deputetët e grupimeve Bardhi-Berisha u bënë bashkë dje pas gati 2 vitesh konfliktesh të hapura. 43 deputetë u ulën në një tryezë të përbashkët, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gazment Bardhit.

I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, Bardhi foli për këtë takim, teksa tha se ftesa ka qenë edhe Lulzim Basha.

Ai tha se pavarësisht ndasive, demokratët kanë shumë çështja që i bashkojnë dhe që do duhet të bashkohen.

“Takimi dje nuk ishte një takim mes meje dhe Berishës, por më gjerë. Unë mora iniciativën për një mbledhje të përbashkët me 59 deputetë të PD dhe aleancës për Ndryshim.

Ishte ftuar në takim edhe Basha. Gjykuam  se kemi çështje që na ndajnë, por shumë të tjera që të mos koordinojmë aksionin tonë. Dje jemi bërë bashkë për disa çështje.

Fryhet kjo historia që unë dhe Berisha kemi shfryrë ndaj njëri tjetrit, por ne nuk jemi në politike për çështja personale, por unë jam në pozicion që jam për interes të qytetarëve.

Fakti që kemi shkëmbyer këto akuza, do duhet të vuajnë pasoja opozitarët? Ne nuk jemi fëmijë, dhe nuk jemi në politikë për të nxjerrë inatet mes njëri-tjetrit.

Zgjidhja optimale për mua për PD do të ishte bashkimi dhe ringritja e partisë me një lidership të ri. Por këtë mendim timin nuk ia diktoj dot as Berishës dhe as Bashën. E si pasojë kalojmë nga zgjedhja optimale në atë të mundshme”, tha Bardhi në studion e Neës24.

“Në raport me non-gratan e Berishës, nuk kam ndryshuar mendim, do qëndroj krah SHBA dhe MB. Mes Sali Berishës dhe Ramës, zgjedh Berishën, mes Sali Berishës dhe një lideri të ri, zgjedh një lider të ri”, deklaroi deputeti.

Sa i përket deklaratës së Bashës kur tha se po shkon drejt “bunkerit anti-amerikan”, Bardhi tha se ai është duke thelluar përçarjen e opozitës dhe që mund të çojë drejt shuarjes së saj.

“Ai e di që është e pavërtetë, por unë kam mendimin që Basha bën shumë gabim që flet si zëdhënës i ndërkombëtarëve sepse është duke i shërbyer një teze të rrezikshme sikur vendimmarrjet e partnerëve tanë strategjik, kanë qenë ndërhyrje e Ramës për të shkrirë opozitën. Qarkullon kjo tezë, e cila nuk përputhet me realitetin. Mbajtja ndezur e konfliktit po e dëmton opozitën dhe po e çon drejt shuarjes”, tha Bardhi.

Por, duke marrë parasysh akuzat e forta që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit, Bardhi-Berisha, sa e moralshme është kjo mbledhje ‘bashkuese’, dhe sa e besueshme?

“Krejtësisht e moralshme sa kohë s’kam hequr dorë nga qëndrimet dhe parimet e mia, e njëjtë edhe Berisha. Ne nuk jemi bashkuar! Secili në atë tryezë ishte i barabartë me të tjerët dhe kishin një mendim dhe qëndrim të tyren. Ku është e keqja këtu?!”, deklaroi deputeti Bardhi.

I pyetur se kush e drejton PD aktualisht, Bardhi tha: Për momentin PD nuk ka kryetar, vendimmarrja është shtyrë për një moment tjetër…