Ditën e sotme, kreu i Kuvendit, Ilir Meta mbledh në orën 19:00 të gjitha krerët e partive politike për krizën politike.
Mirëpo, kryetari i PS-së, Edi Rama mësohet se nuk do të jetë në këtë mbledhje. Ai ndodhet në Korçë në një aktivitet politik atje.
Po kështu, edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka në pikëpyetje pjesëmarrjen. Ai ka mbledhur aleatët dhe pas mbledhjes vendos nëse do të shkojë vetë, apo do të dërgojë Bylykbashin.
Nga ana e PS-së, do të jetë Gramoz Ruçi.





