Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me tryezën e OSBE për reformën zgjedhore.
Soreca shkruan në Twitter se Shqipëria ka nevojë për dialog të plotë ndërpartiak për të adresuar me shpejtësi rekomandimet e ODIHR-it dhe për të kapërcyer situatën aktuale politike.
"Ne mirëpresim angazhimin e liderëve të # Shqipërisë të partive opozitare në kontekstin e tryezës së rrumbullakët për reformën zgjedhore, të lehtësuar nga @OSCE. Ka nevojë për dialog të plotë ndër-partiak për të adresuar me shpejtësi rekomandimet e ODIHR dhe për të kapërcyer situatën aktuale politike."





