Përfaqësues të OSBE-së dhe KQZ kanë diskutuar sot sa i takon procesit zgjedhor të vitit të ardhshëm.

Ambasador Michel Tarran, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri tha se sfidë e pazgjidhur është vota e diasporës.

“Nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit. OSBE është e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje!”, tha ambasadori.