Lideri i partisë opozitare Syriza, Aleksis Tsipras ka pritur në zyrë fëmijë nga shoqatat e grekëve të minoritetit në Shqipëri që tashmë jetojnë në Athinë.

Në një dialog që pati me udhëheqësin e SYRIZA-s, nënkryetari i Omonias, Giorgos Tzomakas, e ftoi atë të vizitojë zyrtarisht zonat e minoritetit në Shqipëri, ashtu si edhe kryeministri grek Mitsotakis, i cili ka kryer vizitën e tij para dy ditësh.

Sipas Tzomaka, lidhur me situatën në zonat e minoritetit ka thënë se shumë pak gjëra kanë ndryshuar që nga dita që Tsipras ka bërë një deklaratë të rëndësishme në Bukuresht në mars të vitit 2019, në një takim katërpalësh Greqia, Serbia, Rumania dhe Bullgaria.

“E di këtë”, është përgjigjur Alexis Tsipras, “dhe një nga arsyet që nuk e pranova ftesën e mikut tim Edi Rama ishte se nuk mund të pranoja kurrë, që pa avancuar çështjet e minoriteteve, të organizoja festa. Rruga europiane e Shqipërisë duhet të kombinohet me hapa shumë të rëndësishëm në çështjen e të drejtave, të drejtave të njeriut dhe sigurisht në çështjen e pronave të minoritetit grek sepse të drejtat e njeriut dhe BE shkojnë bashkë, nuk janë dy gjëra të ndara. Dhe ne do të mbështesim vendin fqinj në zgjedhjen e tij nëse, natyrisht, edhe ai vepron në përputhje me parimet dhe vlerat e BE-së”.

Më pas Tsipras ka pranuar dhuratat e bëra nga shoqata e minoritarëve ,ku midis të tjerash ka marrë edhe një bluzë me emrin e tij dhe datën e lindjes, ndërsa ka premtuar se shoqëria greke duhet të jetë më pranë grekëve minoritarë të Shqipërisë.