Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka zbritur në terren për ta parë nga afër vendin e tragjedisë. Me anë të disa fotove të postuar  në rrjetet sociale Tsipras shihet teksa viziton zonën e Atikës dhe Matit të cilat u përfshinë nga flakët pak ditë më parë.

Vizita e Tsipras nuk ishte njoftuar, ndërsa ai u pa në zonë duke folur me inxhinierë, por edhe punonjës të kërkim shpëtimit.

"Sot kam vizituar vendin e tragjedisë. Kam biseduar me civilët, inxhinierët, ushtarët, zjarrfikësit dhe vullnetarët. Hidhërim i pabesueshëm, por respekt i pafund për ata që luftuan me flakët dhe tani po luftojnë për rehabilitimin e zonës", shkruan në Twitter Tsipras.