Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë në pranga.

Protesta e së shtunës u shoqërua me momente tensioni, ndërsa protestuesit marshuan në drejtimin e disa institucioneve.

Po ashtu gjatë marshimit pati hedhje të molotovëve dhe fishekzjarrëve, të cilave policia iu përgjigj me ujë me presion e gaz lotsjellës.