Jo pak pikëpyetje ishin ngritur mbi të ardhmen e trajnerit gjerman të PSG, pas një sezoni debutues në Francë, që përfundoi me paraqitje e rezultate zhgënjyese në Ligue 1, pavarësisht se të tijtë e kishin siguruar titullin në Ligue 1 që herët.
Po ashtu, dështimi në Ligën e kampionëve dhe në Kupën e Francës, e bënin mjaft të paqartë vazhdimësinë e Thomas Tuchel në “Parce des Princes”.
Megjithatë, mesditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi. Ai do të jetë i angazhuar me kampionët francezë deri në vitin 2021, duke firmosur një zgjatje të kontratës aktuale me një vit më shumë.





