Turjan Hyska feston sot ditëlindjen. Me këtë rast e dashura e tij e zemrës, këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta i ka bërë atij një dedikim mjaft të ëmbël.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Tui im budalla”,-ka shkruar ajo krahas videos së publikuar në Instagram.
Ata kanë festuar me shoqërinë më të ngushtë, ndërkohë që Orinda nuk mund të linte pa fiksuar në një video momentin kur Turi ka fikur qirinjtë e tortës.