Tulipani
DURRËS, 6 nëntor 2014 – Tulipani është emri i një lloji luleje nga familja Liliaceae, e cila mund të arrijë deri në 50 cm në lartësi. Një lule me origjinë nga Turqia, për më tepër është dhe simboli i saj kombëtar, tulipani u importua në Evropë në 1554 në sajë të ambasadorit flaming Ogier Ghislain de Busbecq. Ai i dha disa bulbe botanistit të kopshteve mbretërore hollandeze Carolus Clusius.
Emri Tulipan derivon nga turqishtja (tullband) që do të thotë çallmë, pikërisht për shkak të forms së lules. Gjatë sundimit të Sulejmanit të Madhërishëm, tulipani gëzonte një popullaritet aq të madh, saqë në shekullin XVI janë krijuar lloje të ndryshme, shumë prej të cilëve kanë mbijetuar deri në ditët e sotme. Ndoshta pak njerëz e dinë se në fakt, lulja që përfaqëson dashurinë e vërtetë është pikërisht tulipani; konsiderohet lulja e përkryer për të shprehur një deklaratë të bukur dashurie. Një legjendë popullore, në fakt, thotë se kjo lule ka lindur nga gjaku i një të riu, i cili kreu vetëvrasje nga një zhgënjim në dashuri. Një interpretim tjetër, në kundërshtim të plotë me besimet e tjera, thotë se tulipani mishëron ndjenja të ftohta dhe të tendosura. Në ditët tona, kuptimi i tulipanit nuk ka të bëjë me marrëdhëniet fatkeqe, por ato të përsosurat dhe të balancuarat. Astu siç ndodh dhe me trëndafilin, edhe kuptimi i tulipanit ndryshon sipas ngjyrës.
/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





