Policia ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit, ku dy persona në gjendje të dehur kanë goditur një mjek me tullë.

Në një informacion paraprak, policia njofton se autorët janë shtetasit E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 23.02.2019, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, kanë shkuar shtetasit E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, banues në Durrës, në gjendje të dehur ku janë konfliktuar dhe dyshohet se kanë goditur mjekun e Urgjencës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Urgjencën e Spitalit dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme dy shtetasit.