18 korrik 2014 – Këngëtarja Tuna nuk është kursyer për videoklipin e këngës së fundit, një bashkëpunim me Getoar Selimin. Sipas faqes së Anabel, Tuna për këtë klip ka harxhuar plot 45 mijë euro.

Klipi është realizuar në Turqi, ndërsa për lukun e Tunës është kujdesur parukierja e këngëtarit Prince, Sharon Boadie. Për veshjet e Tunës është kujdesur stilisti i preferuar i saj, Niko Komani.

Ndërsa vetë ajo, në rrjetet sociale vijon të shkruajë se është e pakonkurrueshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/