Medja të ndryshme online kanë aluduar rreth një ndarje të mundshme të çiftit, por kjo gjë nuk është pranuar ende nga ato të dy. Por ky nuk është problemi i vetëm i tyre, sipas medieve kosovare menaxherët e Tunës kanë kërkuar që asaj t'i jepet më shumë rëndësi se Cozman-it në koncertet bashkë. Në posterat e eventeve ku ata janë të ftuar për të performuar, emri i Tunës shënohet me gërma të mëdha dhe të dukshme, ndërsa fotoja e saj është më në fokus se ajo e Cozman-it.

'Sa i përket fotove të publikuara nga pronari i diskotekës, nuk kam çka të shtoj.', ka thënë ai për Telegrafin, lidhur me posterin e një klabi në Zvicër, ku ata ishin të ftuar të 2, ' Secili person le t’i mbartë konsekuencat dhe le t’i ketë gjërat në ndërgjegjen e vet. Unë bëra atë që duhej bërë, shkova në koncert dhe respektova njerëzit që erdhën për të më dëgjuar'.

Mendohet gjithashtu se kënga e fundit e Cosman ‘Si Dje’ është dedikim për Tunën. Madje në një prononcim për “Telegraf” Cosman nuk e ka mohuar faktin që mund të jetë ndarë nga Tuna, por është përgjigjur “Ndoshta”. 

Ndërkohë që çifti nuk e ka për të parë herë ndarjen. Tani jemi në pritje se çfarë do ndodhi me tej me të dy. Do të jetë kjo ndarja përfundimtare e tyre?