4 korrik 2015 – Çifti i këngëtarëve Tuna-Kozman janë kapur gjatë orëve të natës nga policia me hashash.

Ata ishin në makinë dhe me dy persona të tjerë kur janë ndaluar nga efektivët e njësisë ‘Shqiponja’ në afërsi të kryqëzimit te Stacioni i Trenit në Tiranë.

Gjatë kontrollit rutinë, mësohet se rreperi Kozman kishte fshehur rreth 20 gramë hashash në të mbathurat e tij. Fllimisht Tuna nuk kishte pranuar që policia të bënte punën e saj për t’i kontrolluar, pasi sipas asaj që shkruan ‘BalkanWeb’, ajo kishte thënë:

“Unë jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk keni përse të na kontrolloni”.

Por, pasi efektivët i gjetën drogën Kozmanit, Tuna i është lutur që polica të tregojë mëshirë për ta, pasi e kanë për përdorim vetjak.

Kozmani u prangos dhe për të rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike, ndërsa Tuna u shoqërua për të dhënë dëshminë e saj në polici, në cilësinë e personit që ka dijeni rreth ngjarjes.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/