Çifti Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha duket se janë duke kaluar një situatë aspak të mirë këto kohë, fiks shtatë muaj pasi u bënë prindër të djalit të tyre, Tian. Pak ditë më parë, “Prive” raportoi se këngëtarja ka fshirë Patrisin nga lista e miqve të saj në “Instagram” dhe e ka hequr gjithashtu edhe nga “Instagrami” i të birit, që ajo e menaxhon vetë.
E njëjta gjë nuk ka ndodhur nga ana e Patrisit, çka lë të kuptojmë se ndoshta është thjesht një konflikt i momentit, apo se vendimin për të mos qenë më bashkë e ka marrë vetëm Tuna.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme mediat e Kosovës njoftuan se Tuna tashmë ka lënë edhe Prishtinën ku jetonte me bashkëshortin dhe të birin, dhe është zhvendosur drejt Shkupit, vendlindja e saj.
Nuk dihet nëse ky largim lidhet me krizën e përfolur mes dyshes, apo Tuna është larguar për t’i shpëtuar pak përditshmërisë në Kosovë dhe klimës së ftohtë atje.
Gjithsesi, fansat janë duke pritur me padurim për ndonjë lajm që lidhet me marrëdhënien e saj me bashkëshortin muzikant, që njihet si vëllai i Robert Berishës.





