DURRES, 17 gusht 2013 – Edhe pse Tuna thuajse çdo ditë lajmëron fansat e saj përmes rrjeteve sociale se ku do të performojë, këngëtarja ka postuar edhe një listë me data dhe emra të qyteteve ku është e pranishme.

Bazuar në këtë listë, shihet që Tuna qysh në fillim të korrikut e deri në përfundim të gushtit ka vetëm dy ditë të lira, duke qenë kështu e pranishme në të gjitha vendet e Shqipërisë.

Pikërisht mbrëmjen e sotme ajo do të jetë në Durrës.

Shkupjania dëshmon se për këtë sezon është këngëtarja më e kërkuar shqiptare.