5 dhjetor 2015 – E ftuar në emisionit “6 ditë pa Ermalin”, Tuna pranon ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë. 

Një nga pyetjet e fansave ishte nëse këngëtarja ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike në trupin e saj.

“Pak”, u përgjigj ajo. 

Më pas ajo sqaroi se ka bërë ndërhyrje në buzë dhe hundë.

Tuna theksoi se gënjeshtra më e madhe që dëgjojnë fansat e yjeve shqiptare të skenës është: “Unë jam kështu natyrale, si më ka lindur nëna”, duke aluduar se shumica e këngëtareve shqiptare kanë bërë ndërhyrje estetike

/portali DurresLajm/