21 janar 2015 – Fansat e Tunës janë shqetësuar kur kanë parë një foto të këngëtares në Instagram, duke marrë serume. Këngëtarja ka lënë edhe një shënim bashkangjitur fotos në fjalë, duke lënë të kuptohej se është shkaktuar nga konsumimi i verës.
"4 shishe vere në mesnatë", ka shkruar ajo.
Këngëtarja konkuron në "Dancing with the Stars" dhe nuk dihet nëse incidenti i fundit me alkoolin do ta penalizojë artisten.





