Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Turqi. Më e fundit është regjistruar në orën 17.09 dhe kishte magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Tërmeti ka pasur epiqendër në Turqinë perëndimore, në një zonë pranë Izmirit.
Sipas asaj që raporton EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 73 km larg qytetit të Izmirit dhe 13 km larg Kirkagaç, ndërsa thellësia ka qenë 7 km.
Deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo materiale.
Turqia u trondit kohë më parë nga tërmeti I fuqishëm me magnitudë 6.8, që shkaktoi viktima, të plagosur dhe dëme materiale.
Ekspertët dhe autoritetet turke kanë paralajmëruar se vendi mund të goditet nga një tërmet i fortë me magnitudë 7.5, që mund të ndihet deri në Itali e Austri.





