Në miqësoren me Norvegjinë doli i dëmtuar nga fusha, por dje është stërvitur plotësisht me Napolin, duke shuar çdo dyshim për mungesë dhe lëndim të rëndë të gjurit.
Elseid Hysaj është edhe një herë tjetër në listën e dëshirave për skuadrat e mëdha europiane. Së fundmi, mbi shqiptarin është krijuar një aks Napoli-Londër, me "Topçinjtë" të gatshëm për të bërë një çmenduri në merkato që të kenë shërbimet e shqiptarit.
Mirëpo, në Itali, kreu i napolitanëve është duke nxituar me një kundërpërgjigje dhe vetë menaxheri i futbollistit duket se ka ngrirë gjithçka rreth transferimit të Hysajt. Ka qenë "The Mirror" që ka bërë me dije se Arsenal ka parakaluar gjithkënd në garë për shërbimet e shqiptarit.
Elseid Hysaj është një synim edhe për Mançester Junajtid dhe "Topçinjtë", bëhet me dije, kanë përgatitur një ofertë që mund të jetë deri në 80 milionë euro. Mirëpo, në Napoli po përgatisin kundërpërgjigjen.





