Në një intervistë për gazetën "Liberale", këngëtari i njohur Stine ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë miqësinë me moderatoren Roza Lati, me të cilën vite më parë ka jetuar një romancë dashurie.

Stine është shprehur se dikur nuk besonte në miqësinë me ish-in, por ja që sot gjërat kanë ndryshuar.

"Portalet atë punë kanë dhe mirë bëjnë se nga njëra anë shërbejnë dhe si mbështetje. Midis meje dhe Rozës nuk do ketë kurrë asgjë më tepër sesa një miqësi të mirë dhe të pastër. A besoj unë në të tilla miqësi? Në fakt dikur nuk besoja në gjëra të tilla, ama është fakt që ne ruajmë një miqësi korrekte pa tundime dhe pa hipokrizi që nga edicioni i fundit i "Dance With Me" që ishim pjesëmarrës", ka thënë këngëtari.