Victoria's Secret ka menduar të realizojë një kalendar me tendencat më të fundit të kostumeve të banjos për femra.
Kalendari, që pritet të prezantohet me datë 9 mars pritet të jetë vërtetë tundues, siç tregon dhe traileri i shpërndarë në faqen online të kësaj kompanie, ku modelet e përzgjedhura janë dhe engjëjt e Victoria’s.
13 engjëjt që do të marrin pjesë në këtë kalendar janë: Behati Prinsloo, Candice Swanepoel, Elsa Hosk, Jasmine Tookes, Jospehine Skriver, Lais Ribiero, Lily Aldridge, Martha Hunt, Romee Strijd, Sara Sampaio, Stella Maxwell, Taylor Hill dhe Vita Sidorkina.