Policia bëri kontroll në një restorant të boshatisur dhe zbuloi një tunel që përdorej për të trafikuar drogë nga njëri shtet në tjetrin.
Hetuesit e Sigurisë Kombëtare në Arizona, SHBA, thanë se tuneli ishte gjashtë metra nën tokë, e që aty vazhdonte për 180 metra, poshtë kufirit, deri në San Luis të Meksikës.
Kontrolli në restorant erdhi pasi policia kapi një person të dyshimtë me drogë. Pas kontrollit, hetuesit amerikanë thanë se tuneli ishte ndërtuar me profesionalizëm dhe pa kursime.
Ndërtimi është bërë në një zonë të rrahur shumë nga autoritetet kufitare, ndaj sipërmarrja ka qenë shumë e kujdesshme, shumë e kushtueshme.