Forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë rajonit të policisë Fushë-Krujë.

Mësohet se po zhvillohet një operacion antidrogë në të gjithë rrethin ku në fokus janë serat, tunelet, banesat e braktisura ku ka dyshime se mund të jetë kultivuar kanabis.

Në këtë operacion policor marrin pjesë forca të komisariatit Krujë, si dhe forca të Drejtorisë së Policisë Tiranë.