5 maj 2015 –Mbrëmjen e së hënës më 4 maj 2015, në lagjen Valete të Torinos, një tunizian goditi me thikë një shqiptar dhe një mikun e tij italian.

Armando Kerra, 41 vjeç mbeti i plagosur rëndë në kofshën e djathtë. Ai kishte humbur shumë gjak para se ndihma e shpejtë t’i bllokonte hemoragjinë. Armando është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Maria Vittoria.

Miku italian i Armandos, 28-vjeçari Antonio Forlino u plagos lehtë në zonën e tibias, por ai u arrestua, sepse policia i gjeti në banesë drogë dhe substancë përzjerëse të drogës.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/