Dymbëdhjetë persona u plagosën pasi avioni Qatar Airways nga Doha në Dublin u godit nga turbulencat këtë të diel.
Fluturimi, i cili u ul në Dublin pak para orës 13:00 me orën lokale, u prit nga shërbimet e urgjencës, duke përfshirë policinë e aeroportit dhe departamentin e zjarrfikës.
Sipas një deklarate nga Aeroporti i Dublinit, gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u plagosën. Fluturimi QR107 i Qatar Airways përjetoi turbulenca gjatë fluturimit mbi Turqi, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se pak ditë më parë një avion i Singaporit që u godit nga turbulenca, përfundoi me dhjetëra të plagosur dhe një të vdekur.