Prej pak kohësh lajmi se Turi dhe Orinda do të bëjnë një dasmë të madhe është mësuar tashmë nga të gjithë. Të dy kanë filluar përgatitjet dhe po merren me ҫdo detaj. Orinda, si detajiste, kërkon që gjithҫka të jetë perfekte, ndërsa Turi, më praktik, po pret të shijojë ditën më të bukur të jetës, në radhë të parë, për qejfin e tij.

I ftuar së fundi në një intervistë në InTv “Tek Unë”, producenti i njohur ka kujtuar momentin kur i ka propozuar martesë partneres së tij. Ndryshe nga gjithҫka kishte menduar, planet i ishin ngatërruar rrugës, megjithatë qëllimi ishte realizuar – unaza shkoi në destinacion: “… U bënë lëmsh, nuk më dolën llogaritë siҫ duhet, por unazën ia dhashë….”

Siҫ tregon Turi, pritshmëritë ishin që ai të bënte një veprim klasik, të tipit ulje në gjunjë apo diҫka romantike. Kjo, ndoshta edhe sepse njihet si natyrë që ka fantazi. Megjithatë, e bukura është, thotë ai, kur bën të kundërtën, pra kur del si guhak: “Gjithsesi, unaza u dha, Orinda pranoi dhe ne do martohemi…” – tregon Turi, i bindur se tanimë, gjithҫka ka mbetur nga ai propozim nuk ka më rëndësi, veҫse një kujtim që do t’i bëjë gjithmonë të qeshin./Class/