Një turiste gjermane ka përjtuar një ndodhi të hidhur teksa ka shkuar për të vizituar Syrin e Kaltër në Sarandë. Hajdutët i kanë marrë në makinën e saj tip “Benz” çantën plot me rroba, duke i vjedhur dhe çfarë tjetër kishte brenda.
Policia bën me dije se “Më datën 30.08.2017, rreth orës 12:30, në Bistricë, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases gjermane F.M, vjeç 59 banuese në Gjermani, i parkuar te Syri i Kaltër, kanë vjedhur çantën e shpinës me rroba, 1 kamer të markës “Olimpia” dhe 200 euro”.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.





