Portali Jetaoshqej.al ka publikuar fotot e dërguara nga një pushues tek Mali i Robit. Sipas pushuesit, një turiste e huaj, ndoshta polake, ka pasur një incident aspak të këndshëm ndërsa lahej në det.

Siç duket edhe nga fotot, gruas i është ngulur një hekur në këmbë.

“Te mali i robit. Nje turisteje iu ngul nje shufer hekuri ne kembe. Per shkak te gureve dhe hekurave qe jane hedhur ne mes te detit. Turistja eshte e huaj, me duket nga Polonia. Tani erdhi ambulanca e mori sepse brenda ne hekur kishte edhe beton. Keto jan guret dhe mbeturinat qe jane hedhur ne det. Jane gati 5 ose 6 si keto”,- janë këto fjalët e pushuesit.

Ambulanca e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar turisten në spital, për trajtim më të specializuar mjekësor.