Kjo e martë ka shënuar trafik të ngarkuar në rrugët e plazhit të Durrësit. 6 autobuzë kanë mbërritur nga Rinasi, me pushues të huaj, Polakë, Çekë e Ukrahinas, me çarterin e radhës. 300 pushues të tjerë largohen po sot, pas 8 ditë pushimesh në bregdetin e Durrësit.

Pjesa më e madhe e turistëve të huaj në intervistat e dhëna për “Durrës Lajm”, kanë pohuar se kanë zgjedhur të pushojnë këtu, pasi janë lidhur  nëpëmjet agjencive turistike duke bërë edhe prenotimin e pushimeve.

Agjencitë turistike kanë ofruar kushtet dhe çmimet e hoteleve së bashku në guidat turistike.  Në dispozicion të pushuesve janë vënë fluturime çarter, ndërsa në linjat e reja  të fluturimeve me Barin dhe  Ankonën kanë sjellë konkurrencë në tranpsortin detar e atë ajror.  

Përfaqësuesit e agjencive turistike  bëjnë me dije se këtë vit ka në bum të madh të të huajve që kanë prenotuar në hotelet e Durrësit. Janë së paku 10 hotele duke nisur nga plazhi i Durrësit deri në Golem që kanë mbyllur rezervimet e tyre deri në 30 shtator.  

“ Hotelet janë plot deri në 30 shtaor, me pushues nga këto vende, si Ukrainë, Çeki dhe Poloni. Ka një fluks të madh  kërkesash pohoi një përfaqësues i kompanisë turistike.

Pushuesit e huaj, të sapombërritur, pohojnë se kanë rezervuar pushimet në Durrës, pasi janë njiohur me kushtet që ofohen.

Një mijë Euro për 8 ditë, kjo është një mesatare që shpenzojnë turistët e huaj. Ata shprehen se do të notojnë në det e do të shijojnë gatimet tradicionale, do të vizitojnë kryeqytetin e do të relaksohen.

K.H.