Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, turistët e huaj vijojnë të zgjedhin qytetin bregdetar të Durrësit për të kaluar pushimet.

Gjatë ditës së sotme, një grup pushuesish të huaj kanë shëtitur në qytetin bregdetar duke u ndalur në sitet arkeologjike dhe në sheshin “Liria”.

Megjithëse ky është një vit i vështirë për turizmin jo vetëm në vendin tonë, turistët e huaj nuk kanë munguar në bregdetin e Durrësit që nga fillimi i sezonit, të cilët joshen nga çmimet e arsyeshme që ofrojnë shërbimet hoteliere, krahas shërbimeve tejet cilësore.

Resortet dhe hotelet në vijën bregdetare të Durrësit kanë sjellë vazhdimisht oferta dhe një koncept totalisht të ndryshëm shërbimi, duke konkuruar denjësisht tregjet ndërkombëtare.