12korrik 2015– Ngjarja me turistët çekë që u vranë një javë më parë në kthim nga Thethi nuk i ka stepur të huajt. Një çift francezësh, të apasionuar pas Alpeve shqiptare, dje ishin nisur në këmbë, nga zona e Thethit drejt Valbonës, por ishin ngatërruar duke humbur rrugën. Ata kanë njoftuar policinë, e cila për shkak të territorit të vështirë ka bërë patrullime nga ajri. Me ndihmën e helikopterëve, pas gati dy orësh u gjendën dy turistët, 24 dhe 28 vjeç. Ata u transportuan me helikopter në destinacion, për të vazhduar rrugëtimin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





