30qershor 2015 – Zonat turistike mund të humbin këtë verë pushuesit. Pas ngjarjes së rëndë në Tunizi, ku 37 turistë u ekzekutuan në plazh, qindra pushues po tentojnë të ndryshojnë ose të anulojnë tërësisht udhëtimet. Autoritetet britanike kanë publikuar një hartë ku tregojnë zonat më të rrezikshme për të kaluar pushimet këtë verë. Më me rrezik cilësohen ato vende ku aktiviteti i terroristëve është më i njohur. Ndër këto shtete që nuk sugjerohen për pushuesit, pasi mund të bëhen shënjestër i terroristëve përfshihet edhe Spanja, Franca, Turqia, Tunizia dhe Egjipti. Në hartë shtetet me ngjyrë të kuqe tregojnë se janë me risk më të lartë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





