ANGLI, 26 prill 2013 – The Guardian tregon historinë e dy amerikanëve, motër e vëlla, që notuan për 12 orë rresht në detin plot me peshkaqenë. Ngjarja ndodhi në Karaibe, kur dy të rinjtë u gjetën në mes të detit, pasi varka me të cilën po lundronin u mbyt për shkak të detit të trazuar.
Dan dhe Kate Suski ishin duke udhëtuar me një varkë me motor, kur si pasojë e detit të trazuar në mjetin me të cilin po lundronin u fut ujë në sallën e motorave.
Siç tregojnë dy amerikanët, kapiteni i varkës u dha urdhër të gjithëve të hidheshin në det. Ndërsa kapiteni apeloi që i gjithë grupi prej 13 vetësh të qëndronte së bashku, pas rreth një ore inxhinieri së bashku me të motrën që punonte arkitekte në Siatëll janë ndarë nga grupi për të vijuar të notonin vetëm.
Në ato minuta nuk shihnim veçse detin gri dhe qiellin dhe nisëm t’i humbnim shpresat. Shihnim se në zonë kishte shumë peshkaqenë dhe menduam se mund të vdisnim. Shihnim helikopterët që fluturonin mbi kokat tona, por nuk na shihnin. Kemi notuar përreth 12 orë derisa mbërritëm në breg”,- tregon Kate.
Fatmirësisht ata arritëm të shpëtonin gjallë nga kjo aventurë e rrezikshme. Ndërkohë pjesa tjetër e grupit me të cilin ata udhëtonin në varkë u nxorrën nga deti pas një qëndrimi rreth 23 orë në ujërat e oqeanit Atlantik.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





