12korrik 2015 –  Së shpejti, turistëve mund t’u bëhet e pamundur të fotografohen në sfond të një nga atraksionet kryesore të Los Anxhelosit – logos së Hollivudit. Banorët vendas kërkojnë të mbyllin rrugën popullore për në Griffith Park, e cila çon në kodrën me germat e mëdha të bardha. Ata janë të pakënaqur me fluksin e vazhdueshëm të njerëzve dhe automjeteve, duke vënë në dukje se rrugët me banesa këtu nuk janë projektuar për një numër kaq të madh turistësh.

Qytetarët ankohen se makinat e pushuesve shpesh herë bllokojnë kalimin e makinave të zjarrfikëseve dhe të shërbimeve të tjera të veçanta, kurse vetë turistët e ndotin mjedisin me shumë mbeturina. Javën e kaluar, banorët e Biçud Kenjon-it (Beachwood Canyon) hodhën në gjyq bashkinë, duke pohuar se zyrtarët stimulojnë fluksin e vizitorëve, pa marrë parasysh pasojat në mjedis.

Sipas tyre, problemet me transportin shkaktohen nga fakti se turistët thjesht nuk kanë ku të parkojnë. Njerëzit nuk e kuptojnë pse në hyrje të Griffith Park-ut nuk ka vend për të parkuar makinën.

Gjykata do të marrë vendimin pasi një komision i posaçëm do të vlerësojë ndikimin e fluksit të turistëve në natyrën e Los Anxhelos-it, njofton “Los Angeles Times”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/