Një turist nga Britania e Madhe ka rënë nga lartësia në zonën e Shkëmbit të Kavajë.

Siç duket dhe në fotot që “DurrësLajm” po publikon, turisti ka rënë mbi një kabinë elektrike dhe ka marr lëndime të shumta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Ndërkohë pritet dhe mbërritja e ambulancë për të transportuar të lënduarin drejt Spitalit Rajonal Durrës.

Nuk dihet ende nëse turisti i huaj ka rënë aksidentalisht apo është vetëhedhur.