Një adoleshente e cila kishte shkuar për pushime në ishullin e Tajlandës, ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga një turist pasi kishin kaluar një mbrëmje mes miqsh.

18-vjeçarja nga Anglia jugore ka qenë duke festuar me të dyshuarin dhe dy shokë në ishullin e famshëm Koh Tao. Ajo mbante veshur vetëm një bluze dhe kontaktoi me miqtë e saj para se të shkonte në spital, ndërsa stafi njoftoi policinë.

Forcat policiore iu drejtuan hotelit për të dyshuarin 26 vjeçar, Yohan Michael Tunka Buanga, por ai ishte larguar. E reja deklaroi në polici se u zgjua gjysmë e zhveshur pranë djalit që dukej i kënaqur, kishte dhimbje në organet gjenitale si dhe besonte se ishte droguar.

Autori i ngjarjes u kap vetëm pas pak orësh në ishullin pranë, Koh Samui dhe deklaroi se kishte përdhunuar vajzën. Ai vazhdon të jetë pas hekurave derisa hetimet të përfundojnë.