4 gusht 2015 – Xhaz i butë, era e lehtë e mbrëmjes, hipi në tarracën e një restoranti në Durrës, nga ku vështroj detin, çadrat me ngjyra të theksuara, kështu shkruan mes të tjerave, në një reportazh mbi turizmin në Shqipëri, gazetari gjerman në të famshmin “Bild”. Për në Shqipëri? Pse jo: vendi i vogël në Adriatik dhe detin Jon ka plazhe përrallorë, kulturë të pasur, thesare natyrore, njerëz miqësorë që të mirëpresin. Dhe për më tepër çmimet janë më shumë se të moderuara. Gazetari Oliver Abraham e nis udhëtimin nga Durrësi. Autori e rekomandon restorantin për amatorët e peshkut dhe prodhimeve të detit, teksa perëndon dielli. Kamerierë shërbejnë delikatesa të shijshme: fillimisht karkaleca me portokalli (rreth 4,30 euro), pastaj pjata kryesore si linguine me karkaleca (rreth 5,70 euro) ose një pjatë të madhe me peshk të freskët të pjekur në skarë dhe prodhime deti (reth 12,90 euro), një gjysmë litër verë shtëpie kushton rreth 3,60 euro.
Në “Bulevardi Epidamni” [shqip në origjinalin gjermanisht] në Durrës ju mund të shijoni një shëtitje mbresëlënëse; ka butikë nën palma, bare dhe kafene të bukura.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/