Një turist i huaj ka rënë pre e një grabitjeje në zonën e Lungomares në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një person i ka hequr me forcë varësen nga qafa dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Pas denoncimit të bërë nga turisti, në zonë kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Aktualisht, autori i dyshuar është shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





