Një shqiptar nga Kosova ka denoncuar në faqen e blogerit Olti Curri, sorollatjen që i është bërë nga policia e Fierit, e cila përveç gjobës, i ka hequr patentën. Shtetasi Kosovar po udhëtonte bashkë me 5 anëtarët e familjes së tij dhe është ndaluar në Fier nga policia. Sipas tij, policia e ka gjobitur 200 euro mirëpo për të shlyer gjobën i është dashur të sorollatet pasi sportelet nuk ishin të hapura në fundjavë. I fyer nga gjithçka i ka ndodhur, ai ka marë një vendim për të dhe familjen e tij.
Kjo eshte nje gjobe qe para 1-2 ore ma dhan ne te ashtuquajturen “Autostrad” ne Fier te Shqipris, ish kon shume ne rregull nese kjo gjobe ish shkru 1000 lek (te reja) apo afro 10 euro sikur cdo qytetar i Fierit qe merr gjobe, mirepo kete gjobe mu ma vendosen 2 police shqiptar 20.000 leke te reja apo afro 200 euro.
Sikur mos me mjaftu kjo pasi shkova ne komisariat ne Fier, e pasi shkova ne posten e qytetit me pagu denimin te gjithe (perfshire edhe vet policet e komisariatit) mthan qe polici rrugor nuk ka te drejt me te dhon gjobe kaq te madhe. Mbi te gjitha me mbytke fakti qe policet recepsionist m’thojshin nuk punojm te shtunen e te dielen. Sidoqoft pas disa telefonatave nje police e recepsionit mtha se ty ta kan dhan kete gjobe se je me tabela te huaja dmth nese je turist ta fusim 20 her ma shume!
Gjithashtu i tregova policit qe deri te dielen kom me qendru ne Shqipri ai me sjellje si kafshe qe nuk muna as mi pershkru qfar sjellje tkqia pat, ma kofiskoj lejen e qarkullimit edhe patent shoferin edhe tha kshtu: “…kete gjoben e paguan sot ma sjell fakturen ktu qe e kry pagesen edhe patent shoferin ta jap e lejen e qarkullimit e merr te hanen pasi te paraqitesh ne komision ne komisariat”!!!
Dmth edhe ti marrin paret, te denojn 20 her ma shtrejt sesa qytetaret e vendit, edhe te malltretojne, edhe te detyrojn me qendru ne vend pa marre parasysh qfar plane ki ti. Sidoqoft, Edi Rama vehtes po ja beni, 5 veta kem bashk, 5 familje prej Kosove i humbe si turista.
Faleminderit shume per mikpritjen.





