SHKODËR, 22 shkurt 2013– – Shfrytëzon udhëtimin me bashkëshorten dhe fëmijën 1-vjecar për të trafikuar heroinë, pranga 35-vjecarit.
Ngjarja është shënuar në pikën kufitare të Muriqanit ku policia ka sekuestruar një sasi prej 8.2 kg heroinë.
Droga është sekuestruar gjatë një kontrolli të policisë në automjetin tip Ford me targa italiane DJ 246 AW.
Uniformat blu kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit, 35- vjecarin Taulant Shera nga Manza e Durrësit, i cili udhëtonte sëbashku me fëmijën 1-vjec dhe bashkëshorten me destinacion final Milanon në Itali, ku pritej të shiste drogën.
Mësohet se sasia prej 8.2 kg heroinë ka qenë e fshehur në pjesën e kroskotit e ndarë në 15 pako.





