Zvicër, 1 maj 2014 – Policia federale zvicerane arrestoi një shqiptar, 28 vjeçar, i cili ndodhej në Zvicër si turist. Policia e pikasi të riun, ndërsa po ecte në këmbë nëpër shi në luginën Toss afër Zyrihut. Në pamje të parë, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ngjante me një ekskursionist, por në çantën e tij të shpinës policia gjeti dhe sekuestroi 800 gramë heroinë të pastër.
Krahas lëndës narkotike, shqiptari kishte me vete rreth 1000 franga zvicerane.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





