Një turist spanjoll është dëmtuar duke u larë në lumin Vjosa dhe për këtë arsye është transportuar menjëherë drejt spitalit të Përmetit.

46-vjeçari me inicialet J.A. ishte duke u larë në lumin Vjosa pasi e kishte vizituar dhe ka marrë disa dëmtime.

Sipas deklaratës së policisë, spanjolli ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.