Dy xhupa me vlerë prej 600 eurosh dhe 1 aparat fotografik, janë sendet që kanë vjedhur në automjetin e një kosovari në Durrës.
Ngjarja është regjistruar ditën e shtunë gjatë natës, në lagjen nr. 13 (Plazh), pranë banesës së shtetasit kosovar S.R., 66 vjeç, banues në Gjermani.
Policia informon se i kanë thyer xhamin e derës të mjetit dhe i kanë marrë 2 xhupa verorë me vlerë 600 Euro dhe 1 aparat fotografik.
Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.





