Turistja hungareze, Sindelyne Erzsebet është gjetur e pajetë në Kasmil. Mësohet se 54 vjeçarja është transportuar e vdekur në spital.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet rreth ngjarjes së rëndë.

Me vendim të prokurorisë së Sarandës, trupi i saj i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë.