Një turiste në Londër u lëndua seriozisht pasi kali i Rojës Mbretërore, të cilit iu afrua për të bërë foto, e kafshoi në dorë.

Megjithëse jashtë atraksionit turistik të Muzeumit të Kavalerisë Mbretërore ka një tabelë ku thuhet ‘Kujdes, kuajt mund të kafshojnë ose godasin me shkelm’, kjo nuk e pengoi vajzën që t’i afrohet dhe të tentojë të bëjë foto.

Në momentin e afrimit, kali e ka kafshuar në dorë, duke e lënduar seriozisht. Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjet, ku e reja shihet teksa shtrihet në tokë, thuajse në gjendje lipotimie.