Shqipëria përfitoi mbi 1 miliardë e gjysmë euro nga turizmi në vitin 2016. Shifra, e cila përbën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, u raportua nga Banka e Shqipërisë.
Sipas të dhënave që Banka publikoi në bilancin e pagesave, rezulton se krahasuar me vitin 2015 të ardhurat nga turizmi u rritën me 13 përqind duke i sjellë ekonomisë kombëtare 175 milionë euro më shumë.
Këto janë para, që shtetasit e huaj dhe emigrantët shqiptarë, që jetojnë jashtë kanë shpenzuar gjatë vizitave të tyre në Shqipëri për pushime, biznes, apo qëllime të tjera.
Turizmi ishte një nga sektorët që u godit më fort nga kriza financiare. Pas 2009-ës, të ardhurat udhëtimet e jorezidentëve në ekonominë shqiptare ranë për 4 vite me radhë duke zbritur deri në 1.1 miliardë euro në 2013-ën.
Por në tre vitet e fundit tendenca është përmbysur dhe të ardhurat nga turizmi janë rritur me ritme të shpejta.
Dalja e Eurozonës nga kriza, por edhe rritja së fundi e interesit për Shqipërinë në tregun global turistik, ka shtuar përfitimet financiare për ekonominë duke e shndërruar turizmin në sektor udhëheqës të rritjes ekonomike. / Top Channel
Turizmi, 1.5 mld euro të ardhura për 2016
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 13 prill 2026
“Hungaria zgjodhi Evropën!”/ Presidentja e Komisionit Evropian reagon pas zgjedhjeve: Vendi rifitoi rrugën e tij evropiane!
Teuta humbet në Shkodër dhe e mbyll ndeshjen me 10 lojtarë
Trump paralajmëron Kinën: Ju pret tarifa 50% nëse furnizoni me armë Iranin





